Borrelli i pyet vendet e BE-së për sanksione të mundshme ndaj disa ministrave izraelitë - NACIONALE

Borrelli i pyet vendet e BE-së për sanksione të mundshme ndaj disa ministrave izraelitë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të enjten se e ka nisur procesin e pyetjeve për shtetet anëtare të BE-së nëse ato dëshirojnë që t’u vendosin sanksione “disa ministrave izraelitë”.

“Unë e nisa procedurën për t’i pyetur shtetet anëtare nëse ato e konsiderojnë të duhur që të përfshijnë në listën tonë të sanksioneve disa ministra izraelitë [që] kanë qenë duke lëshuar porosi të papranueshme të urrejtjes kundër palestinezëve dhe duke propozuar gjëra që qartazi dalin kundër së drejtës ndërkombëtare” – iu tha ai gazetarëve para një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, raporton agjencia “Reuters”.

Ai nuk përmendi me emër ndonjë ministër izraelit që po i referohej.

Në kabinetin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, dallohet për deklaratat e tij më të ashpra kundër palestinezëve. Komentet e tij shpesh kanë nxitur reagime.

Ben Gviri nuk përton të dalë edhe kundër vetë shefit të tij për çështje të caktuara brenda Izraelit, sidomos kur bëhet fjalë për qasjen ndaj palestinezëve në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.

Lajme të ngjashme