“Bloomberg”: Rusia planifikon rritje të madhe të buxhetit të mbrojtjes për vitin 2024 - NACIONALE

“Bloomberg”: Rusia planifikon rritje të madhe të buxhetit të mbrojtjes për vitin 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia planifikon që të ketë rritje të madhe të shpenzimeve në fushën e mbrojtjes për vitin e ardhshëm, raporton mediumi “Bloomberg”.

Në vitin 2021, këto shpenzime ishin 2,7 për qind e prodhimit vendës bruto, më 2022 3,9 për qind e prodhimit vendës bruto, ndërsa për vitin 2024 është planifikuar që buxheti të arrijë në 6 për qind të prodhimit vendës bruto, përcjell agjencia “Reuters”, e cila nuk ka mundur ta vërtetojë menjëherë këtë raportim.

Sidoqoftë, muajin e kaluar, kjo agjenci raportoi në mënyrë ekskluzive se Rusia e kishte dyfishuar shënjestrën për shpenzime në fushën e mbrojtjes më 2023 në më shumë se 100 miliardë dollarë, përderisa lufta në Ukrainë po bën trysni në financat e Moskës.

Kostoja në rritje e luftës po e mbështet rimëkëmbjen modeste ekonomike të Rusisë këtë vit me prodhim më të lartë industrial, por tashmë e ka çuar buxhetin në deficit prej rreth 24 miliardë dollarësh – numër që është përkeqësuar nga rënia e të hyrave nga eksporti.

Ishte planifikuar që Qeveria e Rusisë të premten t’i diskutonte draft-propozimet për buxhetin.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të enjten njoftuan për një pako të re të ndihmës për Ukrainën me vlerë të 325 milionë dollarëve.

Lajme të ngjashme