Blinken: Hapi i parë është largimi i balonës së dyshuar nga hapësira jonë ajrore - NACIONALE

Blinken: Hapi i parë është largimi i balonës së dyshuar nga hapësira jonë ajrore

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se hapi i parë në lidhje me një balonë të dyshuar spiune kineze që është zbuluar duke fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara është i thjeshtë – largimi i saj nga hapësira ajrore e SHBA.

“Hapi i parë është nxjerrja e aseteve të mbikëqyrjes nga hapësira jonë ajrore – dhe kjo është ajo në të cilën jemi fokusuar,”- deklaroi ai në një konferencë shtypi.

Për shkak të incidentin me balonën kineze, Blinken e shtyu udhëtimin e tij të planifikuar për këtë fundjavë në Kinë, duke thënë se ajo krijoi kushte që minuan qëllimin e udhëtimit që ishte "ndërtimi i një baze për marrëdhëniet".

“Sekretari vuri në dukje deklaratën e keqardhjes së Kinës, por përcolli se ky është një akt i papërgjegjshëm dhe një shkelje e qartë e sovranitetit të ShBA-së dhe ligjit ndërkombëtar që minoi qëllimin e udhëtimit,”- u tha në njoftimin e Blinken.

Gjatë konferencës për shtyp, Blinken po ashtu ka nënvizuar rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit të hapura derisa çështja e balonës të zgjidhet.

Aika shtuar se do ta vizitojë Kinën “kur të lejojnë kushtet”.

Kujtojmë se, Pentagoni ka thënë se zyrtarët kanë vlerësuar se rrëzimi i balonës do të ishte i rrezikshëm, ndoshta duke krijuar një fushë mbeturinash dhe potencialisht duke dëmtuar njerëzit.

Zyrtarët kanë shtuar se ata do të vazhdojnë të monitorojnë balonën, ndërsa lëviz mbi qendrën e ShBA—së.

Lajme të ngjashme