Balona spiune në ShBA, shtyhet vizita e Antony Blinken në Kinë - NACIONALE

Balona spiune në ShBA, shtyhet vizita e Antony Blinken në Kinë

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shtyrë një udhëtim të planfikuar për në Kinë, pas zbulimit të një balone spiune kineze në qiellin e ShBA-së.

Më parë kemi raportuar se, Pentagoni ka thënë se është duke gjurmuar një balonë spiune kineze që është zbuluar duke fluturuar mbi ShBA, por për çështje sigurie ka vendosur të mos e rrëzojë.

Sipas The Guardian, zyrtarët e mbrojtjes kanë treguar se balona është nën vëzhgim që kur kishte hyrë në hapësirën ajrore të ShBA-së, disa ditë më parë.

Bëhet e ditur se vazhgimi po bëhet në disa metoda, përfshirë avionët me ekuipazh dhe së fundmi balona është parë duke kaluar në Montana, aty ku është baza e raketave bërthamore të ShBA-së.

Në deklaratën e Pentagonit thuhej se: “Balona aktualisht po udhëton në një lartësi mbi trafikun ajror komercial dhe nuk paraqet kërcënim ushtarak apo fizik për njerëzit në tokë. Raste të këtij lloji të aktivitetit të balonave janë vërejtur më parë gjatë disa viteve të fundit. Pasi u zbulua balona, qeveria amerikane veproi menjëherë për t'u mbrojtur nga mbledhja e informacionit të ndjeshëm.”

Lajme të ngjashme