Blinken: Dënojmë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, SHBA duhet të konsultohet me aleatët - NACIONALE

Blinken: Dënojmë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, SHBA duhet të konsultohet me aleatët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar pas sulmeve të Iranit ndaj Izralit,

Blinken ka thënë se SHBA duhet të konsultohet me aleatët “në orët dhe ditët në vijim”, teksa kanë dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Ai ka thënë se SHBA-ja nuk kërkon përshkallëzim.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit në termat më të ashpër. Ndërsa ne nuk kërkojmë përshkallëzim, ne do të vazhdojmë të mbështesim mbrojtjen e Izraelit dhe siç e bëri të qartë Presidenti, ne do të mbrojmë personelin amerikan." - ka thënë ai, raporton CNN.

Lajme të ngjashme