Bilanc tragjik, ShBA vlerëson se ka pasur 200 mijë viktima ushtarake që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë - NACIONALE

Bilanc tragjik, ShBA vlerëson se ka pasur 200 mijë viktima ushtarake që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Gjenerali më i lartë amerikan ka vlerësuar se numri i ushtarëve që kanë humbur jetën dhe janë plagosur në luftën Rusi-Ukrainë është rreth 200,000. Nga ta, 100,000 ushtarë rusë dhe 100,000 ukrainas.

Gjenerali Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të ShBA-së, gjithashtu ka thënë se nga lufta vlerësohet se kanë humbur jetën edhe rreth 40,000 civilë.

E këto janë shifrat më të lartat që janë dhënë deri më tani nga ndonjë zyrtar perëndimor.

Milley, duke komentuar situatën po ashtu është shprehur se shenjat që Kievi mund të jetë i gatshëm për bisedime me Moskën, ofrojnë “një dritare” për negociata.

Kujtojmë se, ditët e fundit, Ukraina ka sinjalizuar një gatishmëri për të zhvilluar disa diskutime me Moskën, pasi presidenti Volodymyr Zelensky ka hequr dorë nga kërkesa që Putin të tërhiqej nga pushteti në mënyrë që të rinisin negociatat.

Megjithatë, Milley ka shtuar se që çdo bisedë të jetë e suksesshme, si Rusia dhe Ukraina do të duhet të arrijnë një "njohje reciproke se një fitore e kohës së luftës ndoshta nuk mund të arrihet përmes mjeteve ushtarake, dhe për këtë arsye palët duhet të drejtohen me mjete të tjera”.

Gjenerali i lartë - i cili shërben si këshilltari më i lartë ushtarak i presidentit Joe Biden, ka thënë poashtu se numri i lartë i viktimave mund ta bindë Moskën e Kievin për nevojën për të diskutuar gjatë muajve të ardhshëm të dimrit, kur luftimet mund të ngadalësohen për shkak të kushteve atmosferike.

Dihet se deri më tani, si Rusia ashtu edhe Ukraina e kanë mbajtur të fshehtë numrin e jetëve të humbura në luftë.

Përditësimi i fundit nga Moska ishte në shtator, ku tha se që nga fillimi I konfliktit vendi ka humbur vetëm 5,937 ushtarë, me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu që hodhi poshtë raportet për një numër dukshëm më të lartë të vdekjeve. Por, vlerësimi i Gjeneral Milley është shumë më i lartë.

Sa njerëz kanë vdekur në Ukrainë?

Edhe Ukraina kryesisht është përmbajtur nga dhënia e shifrave të viktimave. Por në gusht, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, Valeriy Zaluzhniy, u citua në mediat ukrainase të ketë thënë se vendi kishte humbur 9,000 ushtarë ukrainas.

Ndërsa, OKB-ja ka thënë se nuk i konsideron të besueshme shifrat e publikuara nga ata që janë të përfshirë në konflikt.

Lajme të ngjashme