Bie poshtë plani për transportin e drithit nga Ukraina, shkak minat në bregdet - NACIONALE

Bie poshtë plani për transportin e drithit nga Ukraina, shkak minat në bregdet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në mes të një krize globale ushqimore, një plan i ri i ndërmjetësuar nga Turqia për hapjen e korridoreve për transport nga portet ukrainase, ka rënë poshtë për shkak të minave në bregdet.

Sipas CNN, zyrtarët nga Kievi, janë shprehur se do të duheshin të paktën gjashtë muaj për ta pastruar bregdetin nga minat ruse dhe ukrainase në mënyrë që të nisë eksporti.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, tha në një deklaratë të lëshuar të martën se qeveria e tij po bënte përparim me OKB-në, Rusinë dhe Ukrainën për rihapjen e porteve nën bllokadën ruse në Detin e Zi, ku sipas planit anijet që do të largoheshin nga portet e Ukrainës do të shoqëroheshin të sigurta nga anijet detare turke.

Ky zhvillim, dukej sikur po ofronte njëfarë shprese, në një kohë që OKB-ja paralajmëroi se lufta në Ukrainë - eksporutes i madh i drithit po nxiste mungesë të ushqimit në mbarë botën, duke shtyrë miliona njerëz në zi buke.

Megjithatë, zëvendësministri i parë i politikës agrare dhe ushqimit të Ukrainës, Taras Vysotskyi, tha se Ukraina tani ishte në gjendje të eksportonte një maksimum prej 2 milionë tonë drithë në muaj - krahasuar me 6 milionë tonë që transportonte para luftës, duke shtuar se për ta bërë këtë do të duhej një kohë deri në fund vit për të pastruar minat.

"Unë mendoj se kemi arritur kufirin," u tha Vysotskyi pjesëmarrësve në një konferencë të Këshillit Ndërkombëtar të Drithërave. “Sasia më e madhe që mund të eksportojmë është rreth 2 milionë tonë në muaj.”

E ndërsa vendi është duke u përballur me kufizime të rënda të kapacitetit ndërsa përpiqet të eksportojë grurin e tij, vlerësohet se më shumë se 20 milion ton drithë kanë ngecur në kapanone.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve të martën se ishte përgjegjësi e qeverisë së Ukrainës të pastronte ujërat bregdetare nga minat në mënyrë që të lejonte rifillimin e eksporteve.

"Kjo do t'i lejojë anijet, pasi të kontrollohen nga ushtria jonë, dhe të sigurohen që nuk mbajnë armë, të hyjnë në porte, të ngarkojnë grurë dhe me ndihmën tonë, të shkojnë në ujërat ndërkombëtare," tha ai.

Ndërsa, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se portet e okupuara ruse të Berdianskut dhe Mariupolit tashmë kishin rifilluar operacionet e tyre.

“Çminimi i portit të Mariupolit ka përfunduar, po funksionon normalisht dhe ka marrë anijet e para të mallrave," tha Shoigu gjatë një paraqitjeje në televizionin rus.

Lajme të ngjashme