Bie bastioni i Ukrainës, Vuhledari - NACIONALE

Bie bastioni i Ukrainës, Vuhledari

1 vit më parë

nga Nasuf Abdyli

Trupat ruse të mërkurën e morën nën kontroll qytezën lindore të Ukrainës, Vuhledar, bastion që u kishte rezistuar sulmeve intensive që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022.

Avancimi i forcave ruse, që tashmë kanë nën kontroll pak më pak se një të pestën e Ukrainës, e ka vënë në pah superioritetin e Rusisë në numër të ushtarëve dhe armatimit, përderisa Ukraina po bën apel për më shumë armë nga aleatët perëndimorë që kanë qenë duke e përkrahur, raporton agjencia “Reuters”.

Komanda ushtarake lindore e Ukrainës tha se kishte dhënë urdhër për tërheqjen e trupave nga qyteza që shtrihet në terren të lartë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk e përmendi Vuhledarin në raportin e saj ditor për fushën e betejës.

Megjithatë, disa kanale ruse në rrjetin “Telegram” publikuan video të trupave duke e valëvitur flamurin e Rusisë mbi ndërtesa të shkatërruara.

Qyteza, që para luftës kishte më shumë se 14 mijë banorë, është dëmtuar rëndë nga luftimet.

Gazeta “Moskovsky Kosmolets” tha se forcat e fundit ukrainase nga Brigada e 72-të e Mekanizuar, njësit i famshëm për rezistencën e tij, e kishte braktisur qytezën të martën vonë.

Forcat ruse kanë brë përpjekje për të përparuar drejt perëndimit në pika kyçe përgjatë rreth 150 kilometra të frontit në rajonin e Donetskut. Cak kyç është edhe Pokrovsku.

Ushtria ruse e mori nën kontroll Ukrainskun më 17 shtator dhe pastaj filluan ta rrethonin Vuhledarin, që shtrihet rreth 80 kilometra në jug të Pokrovskut./Nacionale

Lajme të ngjashme