Bideni në Izrael: Nga ajo që kam parë, duket se sulmi në spitalin e Gazës është kryer nga pala tjetër
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë një vizite në Izrael, ka thënë se nga ajo që ka parë, duket se sulmi në një spital në Gaza, ku raportohet për qindra të vdekur, është bërë nga “pala tjetër”, jo nga izraelitët.
“Jam thellësisht i pikëlluar e i indinjuar nga shpërthimi në spitalin në Gaza dje. Duke u bazuar në atë që kam parë, duket sikur ai ishte kryer nga ekipi tjetër, jo ju, por ka shumë njerëz që nuk janë të sigurt, prandaj duhet të tejkalojmë shumë gjëra”- tha ai.
“Duhet të kemi parasysh se Hamasi nuk e përfaqëson tërë popullin palestinez dhe i ka sjellë atij vetëm vuajtje”- tha paraprakisht kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Bideni premtoi se Shtetet e Bashkuara do t’ia japin Izraelit atë që i nevojitet për ta mbrojtur veten. Ai shtoi se trimëria e popullit izraelit ishte mahnitëse dhe se ishte krenar që ndodhej në atë vend, raporton gazeta "The Guardian".
Sipas tij, Hamasi “ka kryer mizori të liga që e bëjnë ISIS-in të duket disi racional”.
“Desha të jem këtu sot. Për një arsye të thjeshtë: dua që njerëzit e Izraelit, njerëzit në botë të dinë se ku qëndrojnë Shtetet e Bashkuara”- tha presidenti amerikan.
