Biden: Tre amerikanë u vranë "nga grupet militante radikale të mbështetura nga Irani" - NACIONALE

Biden: Tre amerikanë u vranë "nga grupet militante radikale të mbështetura nga Irani"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe më shumë se 30 pjesëtarë të shërbimit janë plagosur pasi militantët e mbështetur nga Irani nisën një sulm me dron në një postë të vogël amerikane në Jordani, thonë zyrtarët amerikanë, raporton CNN.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën, Joe Biden tha se ndërkohë që një hetim për sulmin mbetet në proces, ShBA është në dijeni se "ai [sulmi] është kryer nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak".

"Jill dhe unë jemi pranë familjeve miqëve të rënë – dhe amerikanëve anembanë vendit – në pikëllimin e humbjes së këtyre luftëtarëve në këtë sulm të neveritshëm dhe tërësisht të padrejtë… Ne do të vazhdojmë angazhimin e tyre për të luftuar terrorizmin. Dhe mos kini dyshim – ne do t'i kërkojmë llogari të gjithë përgjegjësve në një kohë dhe në mënyrën që zgjedhim." - tha Biden.

Lajme të ngjashme