Biden nuk ka më coronavirus - NACIONALE

Biden nuk ka më coronavirus

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidenti amerikan Joe Biden po del nga izolimi pasi testimi për Covid-19, dy herë tregoi një rezultat negativ, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Simptomat e Covid-it që ai po përjetonte janë zhdukur pothuajse plotësisht, tha mjeku i tij. Biden doli pozitiv për Covid të enjten e kaluar dhe u tha se kishte simptoma shumë të lehta.

Ai ka qenë në izolim që nga e enjtja dhe gjithashtu i është përshkruar një kurs pesë-ditor i Paxlovide, një ilaç për trajtimin e coronavirusit.

Dy teste negative

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Kevin O'Connor tha se testi i Covid-it i presidentit 79-vjeçar ishte negativ të martën mbrëma dhe përsëri të mërkurën në mëngjes.

Presidenti kishte simptoma të lehta të sëmundjes, gjendja e tij u përmirësua gradualisht dhe simptomat e tij përfundimisht u zhdukën pothuajse tërësisht, tha O'Connor.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti po i jep fund masave të rrepta të izolimit, por do të vazhdojë të mbajë maskën edhe për dhjetë ditë të tjera në shoqërinë e njerëzve të tjerë. /Nacionale/

Lajme të ngjashme