Biden dhe Xi takohen, presidenti kinez i thotë se është i lumtur që e sheh - NACIONALE

Biden dhe Xi takohen, presidenti kinez i thotë se është i lumtur që e sheh

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidenti amerikan Joe Biden u takua sot me homologun e tij kinez Xi Jinping në Bali të Indonezisë, në margjinat e samitit të G20, shkruan Sky News.

Dy liderët, të cilët do të kenë takimin e tyre të parë ballë për ballë që nga zgjedhja e Joe Biden, kanë diskutuar për at se si të "menaxhojnë me përgjegjësi" marrëdhëniet e ndërsjella dhe "të bashkëpunojnë aty ku interesat e tyre përkojnë", thuhet në njoftimin për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping shtrënguan duart si liderë për herë të parë që kur Biden mori detyrën gati dy vjet më parë. Ata buzëqeshën para kamerave dhe Xi - përmes një përkthyesi - tha: "Gëzohem që të shoh".

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping u ulën në tavolinat e tyre përkatëse, të rrethuar nga zyrtarë në secilën anë. Biden dhe Xi nuk mbanin maska, ndërsa të gjithë zyrtarët e tjerë në dhomë mbanin. /Nacionale/

Lajme të ngjashme