Besimi ndaj BE-së ‘duhet mbrojtur’ pas rastit të Mogherinit, thotë nënkryetarja e Komisionit Evropian
Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Roxana Mînzatu,i tha Euronewsit, se ishte “absolutisht e tronditur” nga lajmi se ish-shefes së diplomacisë së BE-së i ishin paraqitur zyrtarisht akuzat në një hetim të vazhdueshëm për mashtrim që përfshin Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS).
Ajo tha për Euronews se besimi ndaj BE-së “duhet të mbrohet” në mes të një hetimi të ri për mashtrim që përfshin ish-shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Sigurisht që nuk mund të komentoj mbi hetimin, por është e rëndësishme që këto hetime të ndiqen me seriozitet, sepse bëhet fjalë për para të BE-së, para të taksapaguesve, dhe përsëri është besimi ndaj institucioneve evropiane që duhet mbrojtur,” tha Komisionerja Mînzatu për Euroneës.
Ajo shtoi se ishte “absolutisht e tronditur” nga lajmi për një hetim për mashtrim që përfshin krahun e politikës së jashtme të BE-së, Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), i cili ka tronditur Brukselin.
Të enjten, Mogherini – e cila aktualisht është rektore e Kolegjit të Evropës dhe ka shërbyer si shefe e politikës së jashtme të BE-së nga viti 2014 deri në 2019 – u njoftua zyrtarisht për akuzat kundër saj si pjesë e një