BBC: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit mund të zgjidhet brenda 24 orëve të ardhshme - NACIONALE

BBC: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit mund të zgjidhet brenda 24 orëve të ardhshme

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Një anëtar i organit që do ta zgjedhë udhëheqësin e ardhshëm suprem të Iranit ka thënë se ka “shpresë të fortë” që një vendim do të merret brenda 24 orëve të ardhshme, shkruan BBC duke iu referuar raportimit të agjencisë së lajmeve Fars, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Hossein Mozzafari, anëtar i Asamblesë së Ekspertëve të Iranit, i ka bërë thirrje publikut të përmbahet nga spekulimet derisa procesi është ende në vazhdim, raporton Fars.

Lajme të ngjashme