Austria heq kërkesat COVID-19 për hyrje
Për të hyrë në Austri më nuk kërkohen dëshmi vaksinimi, shërimi, apo testimi pasi të gjitha kërkesat e hyrjes në lidhje me COVID-19 tashmë janë hequr nga qeveria austriake.
Me kusht që të mos ketë zgjatje apo ndryshim, këto masa, të paraqitura nga ministria e shëndetësisë do të qëndrojnë të hequra deri në fund të shtatorit.
Sipas Ministrisë, situata aktuale epidemiologjike justifikon heqjen e kushteve për hyrje.
Kufizimet teknikisht mbeten në fuqi për udhëtarët që vijnë nga zona me rreziqe të larta epidemiologjike, megjithëse asnjë vend nuk është aktualisht i listuar si i tillë. Megjithëse rregullat mund të rikthehen shpejt nëse situata në vendet e tjera ndryshon.
Ndërsa Austria ka hequr kërkesat e saj të hyrjes, vendet e tjera kanë zgjedhur t'i mbajnë ato akoma në fuqi. Për shembull, Gjermania, Italia, Spanja dhe Portugalia ende kërkojnë dëshmi vaksinimi, shërimi ose testimi për të hyrë në vend.