Austin: ShBA-ja do të rrotullojë çdo gur derisa ta zbulojë burimin e rrjedhjes së dokumenteve
Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, tha të martën se vendi i tij do ta hetojë rrjedhjen e pretenduar të dokumenteve të klasifikuara derisa ta zbulojë burimin e këtij veprimi.
“Ne do ta vazhdojmë që të hetojmë dhe të rrotullojmë çdo gur derisa ta gjejmë burimin e kësaj dhe gjerësinë e saj”- tha sekretari Austin në një konferencë për gazetarë në Departamentin e Shtetit.
Hetuesit po punojnë për të përcaktuar se çfarë personi ose grupi ka mundur që t’i ketë pasur aftësive dhe motivin për t’i publikuar raportet e inteligjencës, raporton gazeta “The Guardian”.
Rrjedhja e fundit mund të jetë publikimi më i dëmshëm i të dhënave qeveritare të ShBA-së që nga publikimi i dokumenteve në faqen “ËikiLeaks” më 2013.
Milancy Harris, zëvendësnënsekretare e Mbrojtjes për inteligjencë dhe siguri, është duke e udhëhequr rishikimin e procesit nga Pentagoni për ta vlerësuar ndikimin e mundshëm të dokumenteve të rrjedhura, i tha agjencisë “Reuters” një burim.
Thuhet se disa prej të dhënave më të ndjeshme janë ato që lidhen me kapacitetet dhe mangësitë ushtarake të Ukrainës. Në një dokument përmendet një numër i vogël i pjesëtarëve të forcave speciale perëndimore në Ukrainë.
Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së ka nisur një hetim kriminal për rrjedhjen e këtyre dokumenteve.

