Atentati ndaj Trump-it, ligjvënësit "shpartallojnë" drejtoreshën e Shërbimit Sekret
Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan, Kimberly Cheatle, ka ngjallur zëmërim dhe zhgënjim mes ligjvënësve në seancën e sotme të Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, pasi iu shmang pyetjeve të vazhdueshme mbi në lidhje me përgjegjësinë për vëzhgimin e çatisë nga qëlloi sulmuesi dhe disa hetime të tjera rreth dështimeve të Shërbimit Sekret.
Në fjalën e saj hyrëse përpara komitetit, Cheatle tha se përpjekja për vrasje kundër Donald Trump ishte "dështimi më i madh operacional në Shërbimin Sekret në dekada".
A kishte ndonjë agjent të Shërbimit Sekret në çatinë ku personi i armatosur Thomas Crooks qëlloi ndaj ish-presidentit Donald Trump?
A fluturoi Crooks një dron mbi zonë përpara se të fillonte tubimi?
Pse nuk u ndalua kur njerëzit e panë në çati me snajper?
Në përgjigje të këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerash, Cheatle u shmang dhe nuk u përgjigj drejtpërdrejt.
"Ne jemi vetëm nëntë ditë jashtë këtij incidenti dhe ka ende një hetim në vazhdim," tha Cheatle në disa raste gjatë seancës. Ajo gjithashtu tha, "Unë nuk do të hyj në specifikat e asaj dite."