Arrin në Spanjë virusi vdekjeprurës që shkakton gjakderdhje të syve
Një virus vdekjeprurës që vret 30 për qind të atyre që infekton duke i bërë të rrjedhin gjak nga sytë, ka arritur në Spanjë pasi u raportua se një burrë i infektuar është shtruar në spital.
The Sun raporton se, burri në qytetin Leon, në veriperëndim të Spanjës, ishte diagnostikuar me ethe hemorragjike Krime-Kongo (CCHF) pasi ishte pickuar nga një rriqër.
Bëhet e ditur se pacienti i paidentifikuar ishte shtruar në një spital në Leon, javën e kaluar përpara se të transferohej nga ministria e Mbrojtjes në një spital tjetër.
Autoritetet spanjolle thanë se "pavarësisht nga ashpërsia klinike që nënkupton kjo patologji, i infektuari mbetet në një gjendje të qëndrueshme”.
Sipas OBSH-së, shkalla e vdekshmërisë për CCHF është deri në 40 për qind.
Ndërsa, simptomat e këtij virusi përfshijnë ethe, dhimbje, marramendje, ndryshime të humorit, konfuzion dhe gjakderdhje, veçanërisht të syve dhe në lëkurë.
Shenja e infeksionit shpesh paraqiten papritur dhe vdekja e shumë prej të infektuarëve nodh brenda dy javësh nga diagnoza.
Çfarë është CCHF?
Ky virus është zbuluar për herë të parë në Krime në vitin 1994 dhe është endemic në Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Ballkan.
Rastet të këtij virusi janë shumë të rralla në Evropën Veriore, ku që nga viti 2011 janë vetëm tre raste të raportuara në Spanjë.
Një rast i katërt ishte regjistruar në vitin 2012 në Mbretërinë e Bashkuar, ku një grua ishte diagnostikuar me CCHF.
Në atë kohë, Dr Susan Hopkins, këshilltarja kryesore mjekësore e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, tha se virusi "nuk përhapet lehtë midis njerëzve dhe rreziku i përgjithshëm për publikun është shumë i ulët."
Ky virus, zakonisht bartet nga rriqrat dhe bagëtitë dhe kalon te njerëzit përmes pickimeve. Ai mund të transmetohet ndërmjet njerëzve përmes gjakut të infektuar ose lëngjeve trupore.
Si mund të parandalohet?
Parandalimi ose kontrollimi i infeksionit CCHF nga kafshët te rriqrat është shumë i vështirë, pasi zakonisht kalon pa u vënë re dhe infeksioni te kafshët shtëpiake zakonisht nuk është i dukshëm.
Për këtë virus, ende nuk ka vaksina për përdorim te njerëzit apo kafshët dhe në mungesë të tyre, mënyra e vetme për të reduktuar infeksionin është duke rritur ndërgjegjësimin për faktorët e rrezikut dhe duke edukuar njerëzit për masat që duhen marrë në mënyrë që të reduktohet ekspozimi ndaj virusit.
