Arrestohet një polak, dyshohet për komplot me rusët për vrasjen e Zelenskyt - NACIONALE

Arrestohet një polak, dyshohet për komplot me rusët për vrasjen e Zelenskyt

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Një burrë nga Polonia është arrestuar dhe është ngarkuar me akuzën për planifikim të bashkëpunimit me shërbimet ruse të inteligjencës për ta ndihmuar vrasjen e mundshme të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, thanë autoritetet polake.

Prokurorët në Poloni thanë se i dyshuari, i identifikuar si Pawel K, dyshohet se ishte ngarkuar me detyrën e mbledhjes së të dhënave për një aeroport në Poloni që ishte përdorur nga presidenti ukrainas, raporton televizioni BBC.

Ata shtuan se arrestimi i këtij personi u bë duke u mbështetur në të dhënat e inteligjencës nga Ukraina. Autoritetet polake nuk treguan nëse burri i arrestuar në të vërtetë kishte dërguar ndonjë të dhënë.

Ai mund të dënohet me deri në tetë vite burgim, nëse shpallet fajtor. I dyshuari është duke u mbajtur i ndaluar dhe hetimi është duke vazhduar.

Përmes një deklarate, prokurorët polakë thanë se dyshojnë që Pawel K ia ka ofruar shërbimet e tij inteligjencës ushtarake ruse. Ai ka kontaktuar rusë “drejtpërdrejt të përfshirë në luftën në Ukrainë”, shtuan prokurorët.

Sipas tyre, i dyshuari ishte ngarkuar me detyrën e grumbullimit të të dhënave për sigurinë në aeroportin “Rzeszow-Jasionka”, që ndodhet në juglindje të Polonisë, jo larg kufirit me Ukrainën.

Para fillimit të pushtimit të plotë rus të Ukrainës, ky ishte aeroport i vogël rajonal, por nga atëherë është bërë qendër kyçe në operacionet për ta furnizuar Ukrainën me ndihma ushtarake perëndimore.

Aeroplanë ushtarakë e të mallrave nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa rregullisht aterrojnë dhe nisen nga ky aeroport për të sjellë dërgesa për kamionët që pastaj lëvizin 100 kilometra deri në kufirin me Ukrainën.

Lajme të ngjashme