Arrestimi i Pedro Castillo-s, shtatë të vdekur nga protestat në Peru
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën gjatë protestave që nisën pas rrëzimit e më pas arrestimit të ish-presidentit të Perusë, Pedro Castillo.
Zyra e shtypit e ombudspersonit të Perusë, ka thënë për CNN, se në mes të viktimave janë edhe dy fëmijë, ndërsa dy vdekje janë regjistruar të dielën dhe pse të hënën.
Që nga java e kaluar, në mbështetje të Castillo-s kanë shpërthyer protesta në shumë qytete të vendit. Sipas medias Radio Programas del Peru, protestuesit kanë bërë thirrje për zgjedhje të përgjithshme, shpërbërje të Kongresit dhe krijimin e një asambleje të re kushtetuese.
Si shkak i protestave, më vend janë ndërprerë udhëtimet me tren si dhe fluturimet.
Vitet e fundit Peruja është përballur me një politikë të paqëndrueshme me kulmin e arritur javën e kaluar kur Castillo bëri përpjekje të shpërbëjë Kongresin. Edhe pse pas arrestimit të tij, në vendin e presidentes u ul Dina Boularte, kjo nuk do të thotë se gjendja toksike në vend do të qetësohet.

Sipas një sondazhi nga Instituti i Studimeve Peruane, të realizuar në shtator, shumë vendas kanë kërkuar ndryshime në politikë, me 60% të njerëzve që kanë bërë thirrje për zgjedhje të reja presidenciale dhe për zgjedhje për Kongres.
