Anëtarësimi i Finlandës në NATO dhe acarimi i Rusisë – çfarë ndodhi sot? - NACIONALE

Anëtarësimi i Finlandës në NATO dhe acarimi i Rusisë – çfarë ndodhi sot?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Finlanda është bërë anëtari i 31-të i NATO-s pasi ministri i saj i jashtëm, Pekka Haavisto, nënshkroi një dokument pranimi dhe ia dorëzoi atë sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, në një ceremoni në Bruksel.

Sergei Shoigu, ministri rus i Mbrojtjes, tha se pranimi i Finlandës rriti rreziqet e një konflikti më të gjerë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA, ka raportuar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë që hyrja e Finlandës në NATO, është një acarim tjetër i situatës dhe se zgjerimi i aleancës është cenim i sigurisë së Rusisë.

Rusia tha të martën se ia ka dorëzuar Bjellorusisë sistemin raketor “Iskander”, për të cilin tha se mund të hedhë edhe raketa konvencionale, edhe raketa bërthamore.

Një ushtar ukrainas u deklarua "pjesërisht fajtor" të martën në gjyqin e parë të Rusisë për krime lufte në lidhje me fushatën e saj ushtarake në Ukrainë.

Hetuesit rusë akuzuan zyrtarisht Darya Trepova, një grua 26-vjeçare, për vepra terrorizmi për vrasjen e blogerit ushtarak pro-luftës Vladlen Tatarsky në një shpërthim bombE në Shën Petersburg.

Kremlini ka njoftuar se Aleksandër Lukashenko, lideri i Bjellorusisë, do të udhëtojë në Moskë të mërkurën për dy ditë bisedimesh me presidentin rus, Vladimir Putin.

Parlamenti i Lituanisë vendosi të martën të ndalojë shtetasit rusë të blejnë pasuri të paluajtshme në vendin baltik, duke përmendur rreziqe për sigurinë kombëtare.

Fermerët polakë kanë kërcënuar se do të prishin një vizitë në Varshavë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, mbi pretendimet se drithi ukrainas po vërshon tregun e tyre, në një lëvizje që do t'i siguronte Rusisë prova të vlefshme për një çarje të solidaritetit perëndimor.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass ka raportuar se numri i personave të plagosur në shpërthimin e kafenesë në Shën Petersburg që vrau blogerin e shquar ushtarak Vladlen Tatarsky është rritur në 40.

Lajme të ngjashme