Alarm për bombë në qendrën e votimit në Luiziana - NACIONALE

Alarm për bombë në qendrën e votimit në Luiziana

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një qendër votimi në shtetin amerikan të Luizianës u zhvendos nga një shkollë në tjetrën pasi u mor një kërcënim për bombë, raporton NBC News.

Informacioni u konfirmua nga John Tobler, zëvendës sekretar për komunikime dhe marrëdhënie në Departamentin e Shtetit të Luizianës.

Tobler tha se kërcënimi ishte drejtuar në Kenner Discovery, një shkollë që ndodhet rreth 20 minuta jashtë New Orleans. Qendra e re e votimit është një shkollë fillore në të njëjtin qark.

Një përfaqësues i Departamentit të Policisë Kenner tha se Kenner Discovery mori një kërcënim për bombë pesë ditë më parë. Nxënësit e shkollave të mesme u evakuuan atë ditë dhe policia lokale dhe zjarrfikësit kontrolluan kampusin. /Nacionale/

Lajme të ngjashme