“Absurde”: Scholzi i del në mbrotje Izraelit pas deklaratës së Erdoganit para takimit në Berlin
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha të martën se akuza për fashizëm e presidentit turk, Rexhep Erdogan, ndaj Izraelit është absurde. Kjo përplasje erdhi disa ditë para takimi të dy udhëheqësve në Berlin.
“Izraeli është demokraci dhe shtet që është i lidhur të drejtat e njeriut dhe me të drejtën e aktet ndërkombëtare në mënyrë të duhur”- tha kancelari gjerman në një konferencë për gazetarë.
Ai po përgjigjej në një pyetje rreth komentit të presidentit turk të premten se trashëgimia e Izraelit “po vihet në pikëpyetje për shkak të fashizmit të tij”, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Erdogani pritet të zhvillojë bisedime në Berlin me kancelarin Scholz dhe me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeir.
Presidenti turk ka qenë kritik i zëshëm i luftës së Izraelit kundër Hamasit, e cila filloi pas sulmit të këtij grupi në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 njerëz.
Erdogani e ka akuzuar Izraelin për kryerje të krimeve të luftës në Gaza, ku Ministria e Shëndetësisë, e menaxhuar nga Hamasi, thotë se janë vrarë mbi 11 mijë njerëz nga fillimi i konfliktit. Shifra nuk mund të vërtetohet në mënyrë të pavarur.
Duke e mbrojtur vizitën e planifikuar të Erdoganit, zëdhënësi i Scholzit, Steffen Hebestreit, pranoi të hënën se Gjermania “gjithmonë ka pasur partnerë me të cilit duhet të merremi”.
Megjithatë, ai nënvizoi se është e rëndësishme që bisedimet të vazhdojnë edhe në kohë të vështirë për të shënuar përparim rreth çështjeve të ndryshme.
