A jemi vetëm në univers? Astronomët marrin tetë sinjale misterioze nga hapësira
Ekziston një pyetje që e ka shqetësur njerëzimin për mijëra vjet; a jemi vetëm në univers?
Sigurisht, që ende nuk ka një përgjigje, por mënyra më e mirë për ta zbuluar është zbulimi i nënshkrimeve teknologjike, ose dëshmive të teknologjisë, që mund të kenë zhvilluar qytetërimet aliene.
Problemi i vetëm është se astronomët kanë luftuar gjithmonë për të bërë dallimin midis sinjaleve të mundshme jashtëtokësore dhe atyre të shkaktuara nga njeriu. Kjo deri më tani, pasi së fundmi falë një algoritmi të ri të trajnuar nga inteligjenca artificiale janë zbuluar tetë sinjale misterioze radioje.
Ekspertët e udhëhequr nga një student i Universitetit të Torontos, Peter Ma, kanë bërë zbulimin emocionues, duke përdorur algoritmin për të parë 820 yje në një zonë të hapësirës që mendohej më parë se nuk kishte ndonjë aktivitet të mundshëm jashtëtokësor.
Më kërkimet e mëparshme të të dhënave këto sinjale kishin munguar, pasi sipas Ma, një arsye për mungesën e tyre ishte se, “ka shumë ndërhyrje në vëzhgime”.
"Ne duhet të dallojmë sinjalet e radios emocionuese në hapësirë nga sinjalet jointeresante radio nga Toka,"- ka thënë ai.
Por tani, së bashku me astronomët nga Instituti SETI, Breakthrough Listen dhe institucionet kërkimore shkencore në mbarë botën, Ma ka zhvilluar një algoritëm të ri të mësimit të makinerive që mund të dallojë më mirë sinjalet e mundshme të alienëve nga e gjithë zhurma e sfondit në planetin tonë dhe shkencëtarët shpresojnë se ky algoritëm i ri do të ndihmojë dhe thjeshtojë kërkimin për alienët.
Falë këtij algoritmi, Ma dhe kolegët e tij tani kanë zbuluar deri në tetë sinjale të ndryshme radio që vijnë prej saj.
Sipas DailyMail, tetë sinjalet e zbuluara duket se e kanë origjinën prej koleksionit të 820 yjeve, të cilat variojnë nga 30 deri në 90 vite dritë larg.
Edhe pse nuk është vërtetuar ende nëse janë ose jo jashtëtokësorë, vetë zbulimi i tyre është diçka interesante.

