Shtëpia e Bardhë: Nuk ka indikacione se objektet e rrëzuara janë aktivitete jashtëtokësore ose aliene - NACIONALE

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka indikacione se objektet e rrëzuara janë aktivitete jashtëtokësore ose aliene

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në lidhje me rrëzimin e kohëve të fundit të disa objekteve fluturuese, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, e bëri të qartë se SHBA-ja nuk shqetësohet për pra të jetës aliene apo jashtëtokësore në fillim të konferencës për shtyp të së hënës.

"Unë thjesht doja të sigurohesha që ta adresojmë këtë nga Shtëpia e Bardhë: e di që ka pasur pyetje dhe shqetësime në lidhje me këtë, por nuk ka përsëri asnjë tregues të alienëve ose aktivitetit jashtëtokësor me këto shkatërrime të fundit" - tha Jean-Pierre.

“Doja të sigurohesha që populli amerikan ta dinte që të gjithë ju e dinit këtë. Dhe ishte e rëndësishme për ne që ta thoshim këtë nga këtu, sepse kemi dëgjuar shumë për të.” - tha ajo duke shkaktuar të qeshura nga gazetarët në dhomën e informimit.

Ajo bëri shaka duke thënë se "e pëlqente filmin ET(E.T. the Extra-Terrestrial)" përpara se t'ia dorëzonte podiumin koordinatorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, John Kirby.

SHBA po punon ende për të përcaktuar natyrën dhe qëllimin e objekteve fluturuese që janë rrëzuar së fundmi.

Lajme të ngjashme