Rusët kapën dy luftëtarë amerikanë për herë të parë në Ukrainë - NACIONALE

Rusët kapën dy luftëtarë amerikanë për herë të parë në Ukrainë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy ish-ushtarë amerikanë u kapën gjatë një përleshjeje me forcat ruse në Ukrainë, raportoi British Telegraph.

Kjo është hera e parë që luftëtarët amerikanë janë kapur në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Alexander Drueke, 39 vjeç dhe Andy Huynh, 27 vjeç, u kapën gjatë një beteje të ashpër pranë Kharkiv javën e kaluar, thonë shokët e tyre.

Drueke dhe Huynh shërbyen si vullnetarë në një njësi të rregullt të ushtrisë ukrainase.

Kujtojmë, gjykata e panjohur ndërkombëtarisht e vetëshpallur pro-ruse "Republika Popullore e Donetskut" dënoi së fundmi me vdekje dy vullnetarë britanikë të kapur në Mariupol. /Nacionale/

Lajme të ngjashme