11 palestinezë të vrarë gjatë bastisjes izraelite në Bregun Perëndimor - NACIONALE

11 palestinezë të vrarë gjatë bastisjes izraelite në Bregun Perëndimor

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë kanë njoftuar se trupat izraelite kanë vrarë të paktën 11 palestinezë dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor.

Sipas BBC-së, që nga mëngjesi i së mërkurës janë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna armësh ndërsa trupat izraelite kanë hyrë në qytetin e vjetër të Nablus, duke shkaktuar përleshje të armatosura me persona të armatosur palestinezë.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë tre militantë të kërkuar të fshehur brenda një shtëpie të cilët kanë refuzuar të dorëzoheshin, ndërsa disa nga të vrarët jashtë ishin civilë, duke përfshirë dy të moshuar.

Bastisja izraelite ka zgjatur katër orë dhe është zhvilluar në orët e mëngjesit, një kohë kur rrugët janë të mbushura me njerëz familarë.

Kujtojmë se këtë javë, autoriteti Palestinez ka hequr dorë edhe nga shtytja për një votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi një rezolutë që do të kishte censuruar qeverinë e re nacionaliste të Izraelit mbi planet e saj për të zgjeruar vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor.

Lajme të ngjashme