Vrasja për prona në Viti: Avokati Berisha thotë se pamjet e publikuara nga familjarët e të dënuarëve janë të manipuluara - NACIONALE

Vrasja për prona në Viti: Avokati Berisha thotë se pamjet e publikuara nga familjarët e të dënuarëve janë të manipuluara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Samet e Fisnik Ismajli ishin dënuar për vrasjen e kushëririt të tyre në vitin 2019 për probleme pronësore në Viti.

Gjykata e Apelit javë më parë vendosi që ky dënim të ulet në 18 vjet.

Megjithatë, familjarët e të dënuarve kanë shprehur pakënaqësi të thella lidhur me këtë vendim. Ata kanë publikuar disa pamje nga momenti i ngjarjes, duke pretenduar se dy të dënuarit nuk kanë pasur gisht në këtë vrasje.

E në lidhje me publikimin e kësaj video, ka reaguar Avokati i familjes së viktimës, Besnik Berisha.

Berisha në një prononcim për Sinjali, ka thënë se pamjet janë të montuara si dhe paraqitja e fakteve në këtë mënyrë është tendencioze dhe absulutisht e pasaktë.

Pamje të montuara, paraqitja e fakteve absolutisht e pasaktë me atë që ka ndodhur, dhe mbi të gjitha qëllimi i publikimit është për të vënë në lajthim Gjykatën Supreme, si shkalla e fundit, ku mund të trajtohen pretendimet e ngritura nga familja e të akuzuarve dhe mbrojtësit e tyre. Është e pakontestueshme se vendimi i gjykatës mbështet në prova të shumta, në dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe po ashtu për ta vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë gjendjen faktike, gjykata e shkallës së parë kishte bërë edhe ri rikonstruimin e vendit të ngjarjes.

Me rastin e rikonstruimit, Gjykata iu ka dhënë mundësi të gjitha palëve për të parashtruar pyetje dhe sqaruar dilemat eventuale lidhur me pretendimet në aktakuzë. Të gjithë të akuzuarit kishin mundësi për ta sqaruar pozitën dhe rolin e tyre në krimin që i mori jetën një të pafajshmi me duarthatë.”, tha Berisha.

Tutjt berisha është shprehur se është për keqardhje, sipas tij, manipulimi me këtë rast, i cili po synohet të bëhet pikërisht në këtë kohë kur Gjykata Supreme do t’a ketë këtë çështje në duar për të vendosur, si instanca më e lartë gjyqësore.

“Për korrektësi të opinionit, pamjet e publikuara as nuk janë të plota, e as nuk janë të paprekura, por siç shihet edhe nga montimi me shigjeta, montazheri është kujdesur që të krijojë mjegull në diçka që është fare e qartë dhe që është vërtetuar në dy instanca të gjykatës.

Është për keqardhje se manipulimi i opinionit me prova të montuara, synohet të bëhet pak ditë kur Gjykata Supreme do ta marrë në trajtim dhe do të vendosë lidhur me mjetet juridike që janë parashtruar nga të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre.”, shtoi ai.

Megjithatë, Berisha tha se janë të bindur se e vërteta është ajo që është gjykuar dhe se do të pranojnë çfarë vendimi.

Pala e dëmtuar dhe unë si përfaqësues i tyre mbetemi të përkushtuar për drejtësi, pranojmë çfarëdo vendimi të gjykatës, sepse jemi të bindur se e vërteta është ajo çfarë është gjykuar tashmë, e jo çfarë i është servuar opinionit me video të montuara.”

Lajme të ngjashme