Vit i zi: Këto janë vrasjet që tronditën Kosovën gjatë vitit 2023
Viti 2023 do të mbetet në “histori” si një nga vitet më makaber sa i përket kronikës së zezës, pasi që gjatë këtij viti është rritur numri i vrasjeve, dhe disa nga to kanë tronditur të gjithë vendin.
Djali vrau nënën e tij në Pejë
Duke filluar nga prilli i 2023, ku kishte ndodhur një vrasje brenda familjes, dhe në këtë rast djali kishte privuar nga jeta, nënën e tij,
Urim Hyseni akuzohet se kishte vrarë nënën e tij në Pejë, saktësisht në rrugën “Mbreti Zog”, po në atë natë policia kishte njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin.
Tashmë, seanca ndaj Urim Hyseni ka filluar të mbahen në Gjykatën Themelore në Pejë, saktësisht në departamentin për Krime të Rënda.
Sipas aktakuzës, Urimi dyshohet se ia kishte prerë kokën dhe e kishte therë mbi 20 vende të trupit nënë e tij.
Dy vëllezër u vranë në Gjakovë për shkak të tokës
Një kontest për një pronë në fshatin Madanaj të Gjakovës, dyshohet se u bë shkak që të ndodhë një vrasje e dyfishtë, më 25 qershor 2023.
Në këtë rast, Gjergj Gjokaj kishte privuar nga jeta dy vëllezërit, Blerim dhe Haxhi Islamaj
Një 17-vjeçar në Viti mbeti i vrarë nga bashkëmoshatari
Një tjetër vrasje e rëndë gjatë vitit 2023, ishte edhe ajo e 21 korrikut, ku mbeti i vrarë një 17-vjeçar në Viti.
I njëjti, thuhet se është privuar nga jeta nga një moshatar i tij me thikë.
Vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë
Edhe muaji gusht, kishte shënuar disa nga vrasjet më të rënda të vitit, një ndër to ishte edhe vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë.
Për këtë rast, thuhet se shtetasja argjentinase ka rënë nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë më 2 gushtë 2023, dhe për shkak të plagëve kishte ndërruar jetë në QKUK.
I arrestuar për këtë rast ishte një shqiptar me nënshtetasi zvicerane, dhe i njëjti ishte duke qëndruar me viktimën.
Vrasja e një personi dhe plagosja e gjashtë të tjerëve në “Bon Vivant”
Në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, kishte ndodhur një vrasje mjaftë e rëndë, që kishte tronditur opinionin shqiptar, në rrugën “Rexhep Luci”, si pasojë e shtënies me armë zjarri, në këtë mes kishin mbetur edhe 6 persona të tjerë të plagosur.
Sipas dosjes së Prokurorisë, thuhet se Andi Pajaziti i njohur si “italiani” dhe Dukagjin Nikollaj kishin nisur të përleshen fizikisht. Më pas, i ndjeri Kastriot Ramadani kishte goditur Pajazitin me një shishe qelqi dhe ky i fundit kishte shkrepur në drejtim të tashmë viktimës.
Vrasja e një personi në një kafiteri në Klinë
Edhe data 7 gusht e vitit 2023, ishte përcjellë me një tragjedi të madhe, ku në një lokal në Klinë, Tush Frroku, i armatosur kishte hyrë brenda dhe kishte shkrep me armë disa herë në drejtim të viktimës dhe kishte dal nga aty.
Frroku ishte arratisur për disa ditë, dhe raportohet se kishte qëndruar në një shtëpi të braktisur në Burojë të Skenderajt. Nga ana tjetër, policia kishte kryer dhjetëra bastisje, por pa sukses në kapjen e tij. Në fund, Frroku ishte dorëzuar vetë në polici.
Vrasja e një personi dhe plagosja e tre të tjerëve në Runik të Skenderajt
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 10 gusht 2023, Skenderaj u trondit nga një vrasje, ku në një kafiteri të këtij qyteti, një person ka mbetur i vdekur, ndërsa ishin plagosur edhe tre të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në Runik të Skenderajt, rreth orës 01:21, ku dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal duke shtënë me armë zjarr, me ç’rast ka mbetur i vdekur N.L. 39-vjeçar, dhe tre personat e tjerët të plagosur ishin dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Një burrë i vrarë dhe një grua e plagosur para fëmijës 4-vjeçar në Podujevë
Një tjetër vrasje që ka tronditur vendin, ishte edhe vrasja e Valmir Breznicës para fëmijës të tij 4-vjeçar, në Podujevë. Në këto rrethana, e plagosur kishte mbetur edhe gruaja e tij.
Rasti tragjik kishte ndodhur sot rreth orës 12:30, më 11 shtator 2023, derisa fillimisht është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. I dyshuari që e vrau viktimën, e ka gjuajtur fillimisht disa herë me njërën armë e më pas ka nxjerrë armën tjetër, duke e gjuajtur sërish, plumba këta që ishin tragjik për Breznicën.
Vrasja e Liridona Ademajt, dyshohet se u pagua nga bashkëshorti i saj Naim Murseli
29 nëntor ishte dita më makaber e vitit, ku ndodhën dy vrasje brenda pak orësh. Në këtë ditë, dyshohet se Naim Murseli, ka paguar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj, në Brenicë të poshtme të Prishtinës.
Për këtë rast janë arrestuar katër persona. Dorasi dyshohet se është Granit Palava, i cili thuhet se ka marrë 30 mijë euro nga Naim Murseli për vrasjen e Liridonës. Më pas është arrestuar edhe Kushtrim Kokallaj, i dyshuar si i përfshirë në rast. Ndërsa në fund është arrestuar edhe Tomë Doda, që dyshohet se ia ka shitur armën të dyshuarve Naim Murseli dhe Granit Plava.
Vrasja e dhëndrit nga vjehrri i tij
Një tjetër vrasje raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në Kosovë. Një 55-vjeçar është vrarë me thikë nga dhëndri i tij në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.
Nuk dihet ende shkaku i vrasjes. Ndërkaq mësohet se 52-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por për fat të keq nuk ia doli.