Vazhdon gjykimi në Hagë: Dëshmitari 26 pretendon se pjesëtarë të UÇK-së ia vranë disa anëtarë të familjes - NACIONALE

Vazhdon gjykimi në Hagë: Dëshmitari 26 pretendon se pjesëtarë të UÇK-së ia vranë disa anëtarë të familjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Dhomat e Specializuara të Hagës është kthyer gjykimi kryesor, ai në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në gjykim, ka nisur dëshminë e tij dëshmitari 26 që është shqiptar. Ai ka bërë disa ndryshime nga deklaratat e tij të mëhershme të cilat më pas janë pranuar si prova.

Prokurori i rastit e ka lexuar një deklaratë përmbledhëse të këtij dëshmitari, raporton Nacionale. Sipas dëshmitarit, ai dhe disa anëtarë të familjes ishin marrë me dhunë nga pjesëtarë të UÇK-së në fillim të vitit 1998.

“Në fillim të 1998 anëtarë të UÇK-së morën me forcë dëshmitarin dhe disa anëtarë të familjes nga shtëpia e tyre në fshatin ku jetonin dhe i dërguan në disa vende të ndryshme, ku i rrahën dhe i akuzuan se janë tradhtarë dhe spiunë. Një nga vendet ku i dërguan UÇK-ja dëshmitarin dhe anëtarin e familjes e të tjerët, ishte një bazë e UÇK-së. UÇK-ja e liroi dëshmitarin dhe disa viktima të tjera në mes të natës dhe i ndaloi disa të tjerë ku përfshiheshin edhe anëtarës e familjes të dëshmitarit”, tha prokurori në përmbledhjen që e lexoi.

Më vonë, sipas Prokurori, dëshmitari u lirua, mirëpo disa anëtarë të familjes së tij u gjetën të vrarë. Dëshmitari pretendon t’i ketë parë trupat e familjarëve të tij.

“Në ditët në vijim anëtarët e familjes dhe viktima të tjera u gjetën të vrarë. Dëshmitari i pa trupat kufomat e anëtarëve të familjes në të cilët ishin të dukshme shenja të keqtrajtimit të rëndë. Dëshmitari edhe sot e asaj dite vuan nga ajo që ndodhi dhe kërkon drejtësi”, tha prokurori.

Gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së do të vazhdojë gjatë gjithë javës.

Ndryshe, Politico ka raportuar nw fundjavw se shefi i hetimeve dhe U.D i Kryeprokurorit tw Speciales, Alex Whiting, wshtw larguar pwr t’iu bashkuar Jack Smithit nw hetimin e Donald Trump.

Whiting i cili krahas Smith-it ishte i angazhuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës për mëse tri vite duke përndjekur krime të pretenduara të luftës ndaj ish-Krerëve të UÇK-së, Thaçit dhe të tjerëve, tashmë i është bashkuar ekipit të Smith-it në gjyqin që pritet të shpalohet në Florida ndaj ish-Presidentit Trump.

Whiting pas largimit të Jack Smith, kishte mbajtur pozitën e U.D Kryeprokurorit në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë roli do të ketë Whiting në Ekipin e Smith-it, raporton Politico, dhe se të njëjtët nuk i janë përgjigjur ende pyetjeve të mediumit.

Por një reporter i POLITICO-s vëzhgoi Whiting në gjykatën e qarkut të SHBA-së në Uashington, D.C., të mërkurën dhe të enjten, duke kaluar disa orë duke monitoruar gjyqin e një të pandehuri më 6 janar. Gjykatësja në këtë çështje është Tanya Chutkan, e cila është planifikuar të kryesojë gjyqin e Trump në mars mbi akuzat federale që rrjedhin nga përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e 2020”, shkruan mediumi.

Politico, mes tjerash, shkruan se Whiting ka qenë "komentues i shpeshtë" i hetimeve të Trumpit, ku edhe në vitin 2016 kishte shkruar një numër artikujsh rreth hetimeve të Trump-it nga Robert Mueller.

Para Alex Whiting, ish-Kryeprokurori Jack Smith ishte dorëhequr nga Dhomat e Specializuara në ndjekjen e Thaçit dhe të tjerëve, por edhe para Smith-it ishte dorëhequr edhe ish-zëvendës kryeprokurori i specializuar, Kwai Hong Ip, kjo pas skandalit të rrjedhjeve të dosjeve. Gjithashtu dorëheqje kishte dhënë edhe një tjetër prokuror: David Harpach.

Lajme të ngjashme