Vazhdon dëshmia e komandant Remit: Prokuroria e pyet për Kadri Kastratin, Fatmir Humollin, Latif Gashin e Nuredin Ibishin - NACIONALE

Vazhdon dëshmia e komandant Remit: Prokuroria e pyet për Kadri Kastratin, Fatmir Humollin, Latif Gashin e Nuredin Ibishin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon dëshmia e komandantit të Llapit, Rrustem Mustafa, në Gjykatën Speciale.

Remi është pyetur për strukturat udhëheqëse të UÇK-së në Llap, dhe me emra konkret për Fatmir Humollin, Kadri Kastratin, Latif Gashin e Nuredin Ibishin.

Nacionale sjell përgjigjet e plota dhe direkte të Remit:

Prokurorja: Në fillim thatë se keni qenë komanda ti Llapit, a ka pasur të tjerë komandant zona e Llapit?

Rrustem Mustafa: Po

Prokurorja: Një zv/komandant e kishit?

Rrustem Mustafa: Nuk dëgjohet

Prokurorja: Aty thoni e di që Kadri Kastrati u caktua nga Shtabi i Përgjithshëm?

Rrustem Mustafa: Unë kam caktuar, por Shtabi i Përgjithshëm e ka miratuar pozicionin tim të z.Kastrati dhe shumë pjesëtarëve të tjerë të komandës time, janë miratuar nga Shtabi i Përgjithshëm.

Prokurorja: Kur iu bashkua zonës së Llapit Kadri kastrati?

Rrustem Mustafa: Në qershor 1998.

Prokurorja: Do të doja të tregoj një fragment në librin “Lufta për Kosovën, flet komandant Remi”. A e njihni këtë libër?

Rrustem Mustafa: Nuk dëgjohet

Prokurorja: Cfarë ka ky libër?

Rrustem Mustafa: Është intervistë mbi ngjarjet e luftës.

Prokurorja: Në këtë paragraf këtu z.Mustafa ju përshkruani kohën kur Kadri Kastrati ishte caktuar në zonën e Llapit.

Rrustem Mustafa: Po

Prokurorja: Është i përshkruar sic duhet rrethanat?

Rrustem Mustafa: Kam tentuar të jem korrekt në përshkrimin edhe në intervista publike.

Prokurorja: Në fund të paragrafit flisni për ditën e parë kur erdhi Bislim Zyrapi në Likoc.

Rrustem Mustafa: Po

Prokurorja: Dhe kjo është dita kur erdhi edhe Kadri Kastrati dhe është caktuar në zonën e llapit?

Rrustem Mustafa: Kanë ardh bashkë një grup oficerësh, dhe kadri Kastrati ka udhëtuar bashkë me ta.

Prokurorja: Kush erdhi tjetër?

Rrustem Mustafa: 5-6 oficerë, eprorë. Nuk më kujtohen detajet, por kam pasur qëllim me kontaktu me Kadri Kastratin me sjell në zonën time.

Prokurorja: Tjetër kush ka qenë i pranishëm në Likoc?

Rrustem Mustafa: Nuk dëgjohet

Prokurorja: Cili ishte qëllimi i vizitës?

Rrustem Mustafa: Me shku me marrë me veti Kadri Kastratin.

Prokurorja: Kishi një shef shtabi?

Rrustem Mustafa: Po

Prokurorja: Si e kishte emrin?

Rrustem Mustafa: Nuk dëgjohet Ai është emëruar menjëherë pas ardhjes së Kadri Kastratit.

Prokurorja: Përveç nofkës Leka, a kishte nofkë tjetër?

Rrustem Mustafa: Nuk e di

Prokurorja: Kush e emëroi atë.

Rrustem Mustafa: Emërimet ka mujt me i bo Shtabi, por vendimin përfundimtar e kam marrë unë kush ka mujt me qenë shef. Për hir të bashkëpunimit me shtabin e përgjithshëm ka mujt me ardhë miratimi edhe nga ata.

Prokurorja: Kur thua mund të bëhet edhe nga ata, do të thuash që edhe ata bënin miratime?

Rrustem Mustafa: Jo për pjesën time. Ishte kohë kur po formësohej UÇK-ja, dhe ne bëheshim oprtunë me hierarkinë.

Prokurorja: Kujt i raportonte Nuredin Ibishi?

Rrustem Mustafa: Mua

Prokurorja: A është e saktë të themi që ka pasur disa sektorë brenda komandës së zonës?

Rrustem Mustafa: Po.

Prokurorja: A të kujtohet cilët ishin këta sektorë?

Rrustem Mustafa: Nuk dëgjohet. Fatmir Humolli u tha më herët, Sejdi Rama, Latif Gashi, Muhamet Latifi, Avdi Kiqmari, Naser Ramadani, Hamit Hamiti.

Prokurorja: Fatmir Humolli për cilin sektor ishte përgjegjës?

Rrustem Mustafa: Për sektorin civil. Nofkën e kishte Baci. Ai i raportonte shtabit të zonës, ishim 3 eprorë unë komandanti, Kadri Kastrati dhe Nuredin Ibishi shef i shtabit.

Prokurorja: Latif Gashi për cilin sektor ishte përgjegjës?

Rrustem Mustafa: Nuk dëgjohet.

Prokurorja: Hamit Hamiti çfarë date e mori rolin e logjistikës?

Rrustem Mustafa: Ende pa dalë publikisht, sa ishim nëpër shtëpitë tona kisha ndarë rolet për secilin.

Prokurorja: Kur ka filluar detyrat Latif Gashi si pjesë e shërbimit për informim?

Rrustem Mustafa: Mundet me qenë që ma vonë, por Latif Gashi ka qenë anëtar i komandës qysh herët, ka qenë mik i imi, mundet me kanë fund 1998.

Prokurorja: Kujt i raportonte?

Rrustem Mustafa: Zonës që unë e udhëhiqja, unë isha komandant.

Prokurorja: Kur thua shtabit të zonës, a mund të thuash konkretisht kujt?

Rrustem Mustafa: Shtabin e zonës e udhëhiqja unë, zëvendësi im dhe shefi i shtabit.

Prokurorja: Si do e përshkruanit marrëdhënien tuaj me Latif Gashin?

Rrustem Mustafa: Korrekte. Njerëz që besonim në punët dhe planet që po vinin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurorja: A e dini mesatarisht sa veta punonin për Latif Gashin në kuadër të shërbimit për informim?

Rrustem Mustafa: Latif Gashi ka pasur të drejtë të flas me secilin por nuk ka pasur rrjet të konsoliduar, ka pasur Hyzri Tallën bashkëpunëtor që ka qenë i angazhuar përgjethsi për njësitet.

Lajme të ngjashme