Tri aksidente me fatalitet brenda pak orësh nëpër Kosovë: Policia jep detaje të reja
Tri aksidente me fatalitet brenda pak orësh kanë tronditur zona të ndryshme të Kosovës.
Nga këto aksidente kanë humbur jetën pesë persona.
Njëri aksident ka ndodhur në rrugën Llapnasellë-Graçanicë ku ka humbur jetën një grua. Aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Shajkoc ku kanë vdekur dy persona. Kurse, aksidenti i tretë me fatalitet ndodhi në Ozdrim të Pejës ku kanë humbur jetën dy këmbësorë.
Policia tashmë ka dhënë detaje të reja.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
· Llapnasellë – Graqanicë. 16.09.2023 - 16:25. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy veturave, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri nga vozitësit mashkull kosovar, ndërsa pasagjerja femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit vozitësi i dyshuar kosovar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
· Shajkoc, Podujevë. 16.09.2023 – 21:24. Vozitësi mashkull kosovar, nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi dhe një pasagjer mashkull kosovar kanë vdekur, ndërsa pasagjeri tjetër kosovar, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në IML për obduksion.
Ozdrim, Pejë. 16.09.2023 – 21:28. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë ka goditur tre këmbësor meshkuj kosovar. Si pasojë, dy këmbësor kanë vdekur, ndërsa tjetri këmbësor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.