Tirana në këmbë për çlirimtarët: Protesta kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, fillon me himnin kombëtar - NACIONALE

Tirana në këmbë për çlirimtarët: Protesta kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, fillon me himnin kombëtar

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Sheshin “Skënderbe” të Tiranës ka nisur protesta madhështore kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sheshi kryesor i kryeqytetit shqiptar është mbushur përplot me qytetarë që po shprehin solidaritetin e tyre me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin – duke kërkuar drejtësi për luftën çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e pjesëmarrësve gjendet edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, përkrah shumë figurave të njohura nga jeta publike e politike shqiptare.

Protesta, e organizuar nën moton “Drejtësi për çlirimtarët”, po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe me thirrje për unitet kombëtar përballë padrejtësive që, sipas organizatorëve, po i bëhen historisë së luftës së Kosovës.

Lajme të ngjashme