Thaçi: Jam i pafajshëm dhe jam krenar për të kaluarën time - NACIONALE

Thaçi: Jam i pafajshëm dhe jam krenar për të kaluarën time

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar fjalën e tij përfundimtare në Dhomat e Specializuara.

Në adresimin e tij, ai ka thënë së në procesin ndaj tij është vetëm një e vërtet.

Thaçi ka vlerësuar se kjo e vërtetë tregon se ai është i pafajshëm.

“Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviqi. Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vij në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë”, ka deklaruar Thaçi.

Lajme të ngjashme