“Subvencionet 3”: Katër të akuzuar dënohen me 28 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë - NACIONALE

“Subvencionet 3”: Katër të akuzuar dënohen me 28 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore e Prishtinës, i ka dënuar më 28 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë të akuzuarit Halit Avdijaj, Bejtush Gashi, Arbër Avdijaj dhe Sadush Kabashi, në rastin “Subvencionet 3”.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve të lartcekur u shpall të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Halit Avdijaj për veprën penale “Dhënie ryshfeti” dënohet me 6 muaj burgim, i cili dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 3 dhjetor 2021 deri më 3 maj 2022.

Ndërsa, të akuzuarit Bejtush Gashit për veprën penale “Ndihmë në marrje ryshfeti”, i shqiptohet dënim, burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë 1 mijë euro, të cilin dënim do ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Sipas gjykatës, në rast se i njëjti nuk ka mundësi ta paguajë dënimin e gjobë i njëjti mund të zëvendësohet me dënim me burgim duke ia llogaritur 20 euro për një ditë burgim

Po ashtu nëse i akuzuari pajtohet edhe dënimi me burgim prej 6 muajsh mund t’i zavendsohet me dënim me gjobë.

Kurse i akuzuari Arbër Avdijaj për veprën penale të kryer në vazhdim dhënie ryshfeti, dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh dhe dënim me gjobë prej 1 mijë euro, ndërsa për veprën penale të kryer në vazhdim mashtrim me subvencione, dënohet me burgim në kohëzgjatje 6 muaj. Të njëjtit i shqiptohet dënim unik prej 10 muaj burgim dhe dënim me gjobë prej 1 mijë euro.

Po ashtu të akuzuarit Avdijaj i përcaktohet dënimin plotësues, ashtu që i njëjti obligohet të bëjë kompensimin e dëmit buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë 63 mijë e 198 euro.

Sadush Kabashi për veprën penale “Dhënie ryshfeti” i shqipton dënim burgimi 6 muaj dhe dënim me gjobë 1 mijë euro.

Lajme të ngjashme