Sot paraqitet në Hagë dëshmitari i 17-të në rastin e krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Sot paraqitet në Hagë dëshmitari i 17-të në rastin e krerëve të UÇK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Gjykatën Speciale të Hagës sot do të vazhdojë gjykimi në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Hagë do të paraqitet dëshmitari i 17-të me radhë i Prokurorisë, raporton Nacionale.

Në anën tjetër, pjesa më e madhe e dëshmisë së dëshmitarit të 16-të ka qenë e mbyllur.

Në pjesën e vetme që ka qenë publike, dëshmitari ka bërë të ditur se ka qenë ushtar i UÇK-së në zonën e Llapushnikut dhe përkrahës i LDK-së.

Ai ka folur për strukturën komanduese në këtë zonë, dhe ka thënë se komandatët kanë qenë kundër LDK-së.

Lajme të ngjashme