Skandal në Hagë, Avokati i Popullit: Në takim me krerët e UÇK-së nuk u lejova as të marrë shënime - NACIONALE

Skandal në Hagë, Avokati i Popullit: Në takim me krerët e UÇK-së nuk u lejova as të marrë shënime

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka realizuar vizitë në Hagë.

Ai ka thënë se në takim me krerët e UÇK-së nuk iu lejua të marrë as shënime.

“Në kuadër të kësaj vizite kemi zhvilluar takim me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Ajo çka mund të them është se e gjithë vizita dhe takimet kanë qenë në monitorim të plotë, në pamundësi të merren shënime dhe në kushte që konsideroj se cënojnë rëndë pavarësinë dhe të drejtën që ka Avokati i Popullit si mekanizëm për parandalim të torturës dhe si institucion kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që të ketë qasje të papenguar në komunikim me personat që ndodhen në paraburgim. Këtë shqetësim do ta ngris edhe në gjykatë edhe mekanizma ndërkombëtar. Gjatë këtij mandait është hera e parë që unë detyrohem të zhvilloj një bisedë me një person të privuar nga liria në formë të tillë dhe që është në kundërshtim me Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut”, deklaroi Qelaj në konferencën për media.

Lajme të ngjashme