Sallahu tha se i duhen 6 muaj për Projektligjin e KPK-së, ekspertët parashikojnë probleme - NACIONALE

Sallahu tha se i duhen 6 muaj për Projektligjin e KPK-së, ekspertët parashikojnë probleme

3 vjet më parë

nga Leonora Kolukaj

Gjykata Kushteutese para disa ditëve e shpalli anti-kushetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), për të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishin kërkuar vlerësim të kushtetueshmërisë. Tashmë, ai ligj u rrëzua. Por, sa kohë vyen derisa të draftohet Ligji i Ri?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas shpalljes si të pavlefshëm të ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) nga Gjykata Kushtetuese ka thënë se kjo përbën një goditje për reformën në drejtësi.

Në konferencë për media, ajo ka thënë se vendimi i Kushtetueses është absurd dhe i papranueshëm.

E zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, vendimin e Kushtetueses për shpalljen anti-kushtetues të ligjit të KPK-së, ka thënë se kundër këtij ligji ka qenë vetëm opozita. Në “Interaktiv” të KTV-së, ai ka theksuar se ky ligj ka pasur përkrahje më shumë se çdo ligj tjetër.

Sallahu dje tha që brenda 6 muajve ligji mund të vije, bile ai theksoi se “patjetër në 2023 do ta kemi”.

Çka thonë ekspertët, për sa mund të bëhet gati, projekt-ligji i ri për KPK-në ?

Avokati Skender Musa në një përgjigje për Nacionalen tha se për hartimin e një projekligji të rëndësishëm si ky për KPK-në, nuk është e mjaftueshme periudha gjashtë mujore. Ai thekson se projek-ligji duhet studiuar nga të gjithë akterët.

“Koha e nevojshme për hartim e një projektligji kaq të rëndësishëm siç është ligji për KPK është e pa mjaftueshme ashtu siç pretendon ministria e drejtësisë.Për shkak se duhet studiuar të gjitha të ndryshimet e rethanave si dhe duhet konsultimet me grupet e interesit e në mënyyrë të veçantë me KPK-në, shoqërinë civile dhe jurist tjerë eminent brenda vendit”.

Tutje Musa, thotë se nuk është e mjaftueshme betëm shkrimi i ligjit por edhe analiza e hollësishme profesionale, duke ruajtur pavarësinë e Këshillit Prokurorial nga ndikimi i Qeverisë e i politikës.

“Hartimi i një ligji nuk përfshin vetëm shkrimin e tij por përfshinë në analizë të hollësishme profesionale mbi nevojat e funksionalizimit sa me të mirë të institucionit duke ruajtur pavarsinë e KPK-së dhe prokurorit në veçanti nga ndikimi i qeverisë apo politikës. Gjithë ashtu duhet të përfshij harmonizimin e ligjit me direktivat e BE- së apo ligjet e BE -së pasi që Kosova synon të anëtare e këtij mekanizmi europian”.

Ai thekson se nëse hartimi i ligjit bëhet brenda 6 muajsh, siç ka pretenduar Sallahu shkakton probleme e ndërhyrje të politikës.

“Mënyra e ngutshme e hartimit dhe aprovimit të ligjit në një kohë kaq të shkurtër pa harmonizim të qëndrimeve dhe pa anlizë profesional shkakton probleme në zbatimin e ligjit dhe krijon mundësi të ndërhyrejs arbitare të politikës”.

Avokati, Arbër Hajdari në një përgjigje për Nacionale tha se kjo varet dinamika e punës së Ministrsë së Drejtësisë. Por që nuk përfundon me kaq, ai thotë se ky ligj do të jetë i ndërlidhur me agjendën legjislative të Kuvendit, ku duhet të kaloj në disa procedura.

Ai thekson se Qeveria e Kosovës duhet që t’i lexoj me vëmendje dhe t’i marrë seriozisht të gjeturat në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të mos i bëjë gabimet e njëjta.

“Se sa kohë do t’i duhet Ministrisë, për hartimin- draftimin e një projektligji tjetër për Këshillin Prokurorial të Kosovës, varet nga dinamika e punës me të cilën do të punoj ky institucion.Pastaj edhe nëse Ministria e përfundon punën e vet, brenda gjashtë muajve, fati i ligjit do të jetë i ndërlidhur me agjendën legjislative të Kuvendit, duke qenë se edhe atje duhet të kaloj neper disa hallka”.

“E rëndësishme është qe Qeveria, t’i lexoj me vëmendje dhe t’i marr shumë seriozisht, të gjeturat në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të mos I bëjë gabimet e njejta, të clat do të mund të na sjellin serish në një situate te njëjtë”.

Lajme të ngjashme