Salih Zyba sulmon Prokurorinë për ftesën ndaj Kurtit: Premton Veting, harron se dështuan ta realizojnë këtë mandat - NACIONALE

Salih Zyba sulmon Prokurorinë për ftesën ndaj Kurtit: Premton Veting, harron se dështuan ta realizojnë këtë mandat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Salih Zyba, ka akuzuar Prokurorinë Speciale për ftesën ndaj Kurtit si dëshmitar për rastin e rezevës.

Zyba ka thënë se pas 9 shkurtit do të ketë veting, por ka harruar se qeveria e tij dështoi ta realizojë këtë premtim në këtë mandat.

Postimi:

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, u pat larguar nga Kosova në vitin 2018 pasi kishte hetuar dhe ngritur aktakuza për keqpërdorimet në rastin e njohur si “listat e veteranëve të rrejshëm”.

Ai nuk arriti me i thirrë dëshmitarët fare sepse dihej ku do të dërgoheshin ftesat. E në vend se të ndiqeshin shkelësit, u ndoq ai nga Kosova.

Gjashtë vjet po kalojnë dhe askush nuk u thirr për hetimet e ish prokurorit Blakaj.

Ftesa për ata mungon sepse mungojnë prokurorët që e hetojnë krimin. Këta që ja dërguan ftesën Kryeministrit, duan largimin tonë e rikthimin e tyre.

Por pas 09 shkurtit shkojnë së bashku: konfiskimi i pajustifikuar i pasurisë dhe vetingu i justifikuar i drejtësisë.

Lajme të ngjashme