Protesta e dhunshme në Leposaviq: Dënohen dy qytetarë serb; Dëbim e 16 mijë euro gjobë - NACIONALE

Protesta e dhunshme në Leposaviq: Dënohen dy qytetarë serb; Dëbim e 16 mijë euro gjobë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka shpallur aktgjykim e parë për protestën e majit e cila eskaloi në dhunë, në Leposaviq. Aktgjykimi doli të jetë dënues ndaj të akuzuarve Sinisha Jeviq dhe Ivan Sekuliq, Atyre iu ndalua hyrja për tre vjet në Kosovës si dhe të njëjtëve, Gjykata përveç dëbimit u ka shqiptuar edhe dënim me nga gjashtë muaj burg secilit, masë e cila iu zëvendësua me para.

Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të enjten nga gjykatësi Vesel Ismajli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuarit Jeviq për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen dhe vepër penale të huliganizmit” u dënua me 6 muajsh burgim i cili me pëlqimin e tij mund të zëvendësohet me dënim me gjobë në lartësi prej 7 mijë euro, në të cilën do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 20 euro për një ditë qëndrimi.

Ndërsa, i akuzuari Sekuliq për veprën e njëjtë u dënua po ashtu me 6 muaj burgim i cili dënim mund t’i zëvendësohet me 7 mijë euro gjobë.

I njëjti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” u dënua me 2 mijë euro gjobë.

Lajme të ngjashme