Prokuroria për përleshjen me thika në Pejë: Viktima është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë - NACIONALE

Prokuroria për përleshjen me thika në Pejë: Viktima është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale pak më parë ka raportuar në lidhje me një përleshje një Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e plagëve të marra nga një thikë.

Në lidhje me këtë Nacionale ka kontaktuar edhe me Prokurorinë themelore të Pejë, ku zëdhënësi Shkodra Nikçi ka thënë se në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalur prokurori i Krimeve të Rënda.

Sipas Nikçit, viktima është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë.

Një person është plagosur me thikë, për këtë çështje menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes policia dhe prokurori i Krimeve të Rënda. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, ndërkaq është duke u bërë përpjekje maksimale për arrestimin e personit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme.” – ka bërë të ditur ai.

Lajme të ngjashme