Prokuroria kërkon paraburgim për një person në Prizren, dyshohet për fshehjen e gjashtë fletëvotimeve - NACIONALE

Prokuroria kërkon paraburgim për një person në Prizren, dyshohet për fshehjen e gjashtë fletëvotimeve

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, i cili dyshohet për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti lidhet me procesin zgjedhor të mbajtur më 7 qershor 2026, gjatë zgjedhjeve parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

I pandehuri, me inicialet A.D., dyshohet se në cilësinë e anëtarit të komisionit zgjedhor, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Sharr” në fshatin Jabllanicë të Prizrenit, ka marrë dhe fshehur gjashtë fletëvotime të paplotësuara.

Sipas Prokurorisë, fletëvotimet paraprakisht ishin shkëputur nga blloku i fletëvotimeve, ndërsa veprimet e të pandehurit dyshohet se janë kryer me qëllim të pengimit të zhvillimit të rregullt të procesit zgjedhor dhe cenimit të shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve.

Lajme të ngjashme