Pozitë e opozitë bëhen bashkë për jetësimin e sigurimeve shëndetësore të FSK-së e policisë - NACIONALE

Pozitë e opozitë bëhen bashkë për jetësimin e sigurimeve shëndetësore të FSK-së e policisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sigurime shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës e për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po kërkohet nga anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Peticione në Kuvendin e Kosovës.

Në mbledhjen e këtij komisioni deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka shprehur nevojën e jetësimit të këtyre sigurimeve për pesjtarët që e mbajnë sigurinë e shtetit.

Propozoj që të bëhen amendament që të bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë dhe FSK-në sepse ata janë në rrezik dhe kanë nevojë për këto sigurime”, tha ai.

Gjithashtu kjo u përkrah edhe nga deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Çështja e sigurimeve jetësore dhe shëndetësore është me vend. Nëse ne presim, mund ta bëjmë një iniciativë ligjore për me nis si projekt. Është shumë e nevojshme”, ka thënë ai.

Po ashtu, anëtarët e këtij Komisioni, propozuan që t’i bëjnë një vizitë pikës kufitare në Jarinjë si dhe vendeve tjera që janë vërshuar së fundi nga reshjet.

Lajme të ngjashme