Policia: Goditet grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde, tre të arrestuar deri tash - NACIONALE

Policia: Goditet grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde, tre të arrestuar deri tash

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke u zhvilluar një aksion i gjerë policor, kundër të dyshuarëve që kryejnë veprimtarinë kriminale të fajdeve.

Sipas njoftimit të policisë aksion është duke u zhvilluar, e deri më tani të arrestuar janë tre persona.

E plotë:

Goditet grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde

Prishtinë, 20 qershor 2024

Si rezultat i angazhimeve të pandërprera dhe hetimeve intensive nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të asistuar nga njësitet relevante policore, sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor.

Ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve.

Policia e Kosovës, do t’u mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e operacionit dhe rezultatet.

Informacion shtesë

Policia e Kosovës ka informuar se ka shkuar në pesë numri i të arrestuarëve nga aksioni i policisë ku po goditet grupi kriminal që dyshohet se merreshin me fajde.

Më herët gjatë ditës policia informoi se ka arrestuar tre persona në aksionin që ishte duke vazhduar.

E plotë:

Informacion shtesë

Lidhur me operacionin policor, i njëjti ka vazhduar dhe në Prishtinë ku janë arrestuar edhe dy të dyshuar, tashmë numri i të arrestuarëve është gjithësej pesë. Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuar dërgohen në mbajtje, Po ashtu, hetuesit policorë kanë konfiskuar edhe dëshmi relevante për rastin.

Lajme të ngjashme