Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Një rast është raportuar në Fushë Kosovë, një në Gjilan, një në Dragash dhe dy në Gjakovë.

RASTET:

Fushë Kosovë 04.04.2023 – 07:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan 04.04.2023 – 18:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dragash 04.04.2023 – 14:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 04.04.2023 – 00:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 04.04.2023 – 14:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme