Përveç te Sylejman Selimi, raportohet se ka bastisje edhe te Hajredin Kuçi: Specialja me aksione të reja në Kosovë - NACIONALE

Përveç te Sylejman Selimi, raportohet se ka bastisje edhe te Hajredin Kuçi: Specialja me aksione të reja në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nisur disa aksione në Kosovë.

Nacionale raportoi para pak minutash se një aksion po zhvillohet në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Nacionale nuk ka arritur ta konfirmojë këtë informacion nga familja e Selimit, pasi ata kanë qenë të paqasshëm.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme Specialja ka aksion edhe në shtëpinë e Hajredin Kuçit. Kështu ka raportuar Indeksonline. Nacionale nuk ka arritur ta konfirmojë lajmin.

E Kuçi, ka thënë se s'ka pasur bastisje, por kontakt të tij me zyrtarët e Speciales rreth një rasti.

Kuçi, ish-ministër i Drejtësisë, ishte për disa kohë pjesë e ekipit të mbrojtjes së Kadri Veselit. Megjithatë, siç ka mësuar Nacionale, ai tash e një kohë është larguar.

Nuk dihen arsyet për këto bastisje, megjithatë bazuar nga bastisjet në të kaluarën, mund të ketë ndërlidhje me akuzat për pengim të drejtësisë.

Nacionale ka siguruar edhe pamje nga bastisja te shtëpia e Sylejman Selimit.

Lajme të ngjashme