“Për Serbinë mos u mërzitë, veç mos u koritë, Krasniqi: Haxhi Thaçi formësoi një udhëheqës dhe një çlirimtar - NACIONALE

“Për Serbinë mos u mërzitë, veç mos u koritë, Krasniqi: Haxhi Thaçi formësoi një udhëheqës dhe një çlirimtar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memi Krasniqi, ka vlerësuar lartë kontributin e babait të Hashim Thaçit.

Në mbledhjen komemorative, ai ka thënë se Haxhi Thaci nuk rrit thjeshtë nëj djalë.

Sipas tij, ai rriti një udhëheqës të madh.

“Haxhi Thaçi nuk rrit vetëm një djalë, ai formësoi një udhëheqës, një çlirimtar, një njeri që do të qëndronte në ball të luftës për lirinë e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Në fjalën e tij, ai ka kujtuar edhe një bisedë të Haxhi Thaçit me djalin e tij.

“Në një bisedë me birin e tij, Hashim Thaçin, pas një aksioni të vitit 1992, Haxhi Thaci i tha fjalë që sot qëndrojnë si një parim udhëzues për të gjithë ata që e kuptojnë peshën e përgjegjësisë dhe çmimin e lirisë. Me një mençuri të gdhendur nga përvoja e tradita ai i kishte thënë të birit: birim im, e di që je futur thellë në punë të rënda, por ki kujdes për veten, por më shumë për shokët e tu. Për Serbinë mos u mërzit, veç mos u koritë. Këto nuk janë thjesht fjalë të një babi, por jehona të një brezi të baballarëve shqiptar, të cilet e dini që jeta nuk jetohet për vete, po për një qëllim më ta lartë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme