Për fajde apo për banesa? Njëri me thikë, tjetri me armë: Si ia morën jetën Rexhep Tahirit dy vëllezërit në ‘Dragodan’? - NACIONALE

Për fajde apo për banesa? Njëri me thikë, tjetri me armë: Si ia morën jetën Rexhep Tahirit dy vëllezërit në ‘Dragodan’?

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Në mars të vitit 2023, dy vëllezërit, Musafë dhe Avni Mustafa, dyshohet se kanë privuar nga jeta Rexhep Tahirin. Në bazë të aktakuzës, deri të vrasja erdhi për shkak të fajdeve. E gjitha ngjarja ka ndodhur në një restorant të një hoteli në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Dy ditë më parë u mbajt edhe seanca e radhës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, saktësisht në departamentin për Krime të Rënda, ku gjatë kësaj seance u shfaqen edhe pamje nga dita kritike.

Dy gazetarët e Nacionales, Besian Beha dhe Eriola Cacaj kanë komentuar dhe shpjeguar këto pamje duke treguar se si ka ardhur deri te vrasja.

Sipas aktakuzës dy vëllezërit, Mustafë dhe Avni Mustafa kishin shkuar tek restoranti që të kryenin një pjesë të pagesës së fajdes tek viktima Rexhep Tahiri.

Më pas aty, viktima dhe dy të akuzuarit ishin ngritur nga tavolina ku kishin qenë të ulur, dhe në bazë të pamjeve të njëjtit po bisedonin me agresivitet mes vete.

Në pamje po ashtu shihet qartë që viktima gjatë gjithë kohës mbanë dorën në gjepin e jaknes së tij, ku aty edhe mbanë një mjetë të ftoft, thikë.

Pas që viktima dhe dy të akuzuarit ishin duke biseduar me tensione të larta mes vete, aty gjendja del jashtë kontrollës dhe të njëjtit kishin filluar që të përleshen.

Viktima, Rexhep Tahiri kishte nxjerrë thikën dhe kishte sulmuar vazhdimisht vëllezërit Mustafa, sa ishin brenda restorantit, ku në pamjet shihet që njëri nga vëllezërit kishte nxjerrë armën, mirëpo që aty nuk kishte shkrepur.

Disa momente më pas, dy vëllezërit kanë dal jashtë nga restoranti, ku menjëherë pas tyre kishte shkuar edhe viktima, i cili iu kishte vërsulur duke i sulmuar me thikë, dhe gjatë përleshjes së tyre, Avni Mustafa dyshohet se kishte nxjerr armën dhe kishte privuar nga jeta tashmë të ndjerin Rexhep Tahirin.

Në seancën e së mërkurës, avokati i palës së dëmtuar në këtë rast, ka deklaruar se çështja në këtë mes nuk ishte për shkak të fajdeve, por për shkak të banesave.

Ndërsa nga ana tjetër, avokati i të akuzuarve, ka thënë se dy klientët e tij kishin qenë në vetëmbrojtje.

Çfarë thuhet në aktakuzë?

Sipas aktakuzës së ngritur me 11 tetor 2023 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë i akuzuari Avni Mustafa me datë 19 mars 2023 rreth orës 13.20 në afërsi të hotelit “Adria” në Prishtine për shkak të një konflikti pronësor që dyshohet të jetë fajde e ka privuar nga jeta të ndjerin Rexhep Tahiri duke e goditur një herë me revole në regjionin e gjoksit.

I akuzuari Mustafë Mustafa në kohën dhe vendin e njëjtë akuzohet për veprën “pjesë marrje në rrahje” dhe “ mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq i akuzuari Leutrim Mustafa akuzohet për veprën penale “manipulim me prova” pasi që në aktakuzë thuhet se ka pranuar nga Mustafë Mustafa çantën e tani të pandehurit Avni Mustafa në të cilën ishte revolja e tipit “Zastaava” me të cilën ishte kryer vepra penale dhe të njëjtën e kishe fshehur në zyrën e tij.

Lajme të ngjashme