PAMJE: Zhvillime të tjera nga aksioni i Speciales, bllokohet rruga për te shtëpia e Hajredin Kuçit - NACIONALE

PAMJE: Zhvillime të tjera nga aksioni i Speciales, bllokohet rruga për te shtëpia e Hajredin Kuçit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar aksionin e mëngjesit të së enjtes në Kosovë, ku janë arrestuar disa persona. Ndërkohë, raportohet se duke u kryer bastisje edhe të shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Përmes një njoftimi për media, ZPS-ja ka bërë me dije po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

ZPS-ja ka treguar se operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).” – thuhet mes tjerash.

Ndërkohë, sot në mëngjes është arrestuar edhe ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj.

Gjithashtu, Specialja ka arrestuar edhe ish-eprorin e UÇK-së, Isni Kilaj.

Fahri Fazliu ka bërë me dije se Gjykata Speciale sot e ka arrestuar babanë e tij Fadil Fazliu, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.

Media të ndryshme vendore, po ashtu kanë raportuar se janë kryer bastisje edhe te ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Ndërkohë, Nacionale nga vendi i ngjajres ka parë se rruga për te shtëpia e tij, është bllokuar nga vetura të Policisë së Kosovës.

Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas aksionit të sotëm të Gjykatës Speciale.

Ai është shprehur se "gjykata po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka përmendur emrat që janë arrestuar sot nga kjo gjykatë.

“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu.” - ka shkruar Klinaku.

Artan Behrami, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, në një reagim të tij ka thënë se ky është fundi i drejtësisë ndërkombëtare, teksa arrestimin e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, e ka cilësuar si “të paprecedentë”.

Në Hagë tashmë është institucioni i Presidentit, Kryeministrit, Kryeparlamentarit, Ministrit të Drejtësisë, AKI-së.

Krejt shteti i Kosovës është në burg.

Krejt Kosova është në burg!

Stop persekutimit, stop përndjekjeve raciste!” – ka shkruar ai.

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Prokuroria e Gjykatës Speciale është shndërruar në Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale.

“Një ditë pasi Hashim Thaçi u ngrit në këmbë kundër padrejtësisë në Hagë, menjëherë në Prishtinë filloi arrestimet Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ky është një persekutim klasik ndaj njerëzve që në formë direkte apo indirekte kanë lidhje me UÇK-në dhe krerët e saj në Hagë. Bashkim Smakaj është ish-ushtar i UÇK-së dhe një hero i heshtur i shtetit të Kosovës. Sot, Prokuroria e Gjykatës Speciale është shndërruar në Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale dhe jo të arrestuarit e saj në Hagë!” - ka shkruar Behramaj.

Lajme të ngjashme