Njeriu që ndiqte Thaçin: Jack Smithi po lëviz shpejt në hetimet kundër Trumpit, shqetësim e shpresë në Amerikë - NACIONALE

Njeriu që ndiqte Thaçin: Jack Smithi po lëviz shpejt në hetimet kundër Trumpit, shqetësim e shpresë në Amerikë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sipas raportimeve nga CNN, prokurori special Jack Smith – që para më pak se një muaji ishte Kryeprokuror i Gjykatës Speciale – e ka nisur punën me shpejtësi në të paktën dy hetime kriminale ndaj ish presidentit Donald Trump: rebelimin e 6 janarit që shkaktoi trazirat e përgjakshme dhe fshehjen e dokumenteve sekrete në resortin e tij në Mar-a-Lago.

Siç thuhet në raportim, Smithi nuk po ndjek hapat e ish prokurorit special Robert Mueller në mënyrën se si të merret me kriminalitetin e Trumpit por në vend të kësaj po sillet si një Kryeprokuror amerikan.

CNN raporton: “Smithi mori një staf gati dy herë më të madh se ai i Robert Muellerit. Një ekip prej 20 prokurorësh që hetojnë 6 janarin dhe përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet e 2020-s është në proces që të punohet nga Smithi, sipas shumë burimeve me ekipin,” para se të shtohet, “sipas shumë njerëzve të afërt me caktimin e tij, Smithi do të operojë më shumë se Kryeprokuror – duke menaxhuar një ekip që ekziston të prokurorëve të karrierës që janë marrë me rastet...”

Opinionet mes avokatëve të Trumpit janë të ndryshme mbi atë se çka të pritet nga Jack Smithi.

Sipas një njeriu të afërt me ish presidentin, disa prej avokatëve të tij thonë se është shenjë e mirë që Smithi ka punuar në Evropë (Hagë) që nga koha e trazirave të 6 janarit.

“Fakti që e gjetën një njeriu që kishte qenë në Evropë në vitet e kaluara... është gjë e mirë,” – shpjeguan ata.

Por të tjerët janë të shqetësuar dhe thonë se kjo shenjon se do të ketë një qasje më agresive.

Nuk është ende e qartë se sa kohë do t’i duhet Smithit para se të vendos për të ngritur ndonjë aktakuzë.

Duhet kujtuar se Donald Trump e ka sharë publikisht prokurorin Smith dhe ka përdorur etiketa të papranueshme prej tij.

Në anën tjetër të oqeanit, në Kosovë, është parë si shenjë joserioziteti largimi i tij nga pozita si Kryeprokuror pikërisht në një moment vendimtar për gjykimin e Thaçit dhe liderëve tjerë të UÇK-së.

Lajme të ngjashme